Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh–Savrovë në Suharekë, ku si pasojë e një aksidenti trafiku ka humbur jetën Arijeta Rexhep Luzha, 29 vjeçare nga fshati Vraniq.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç 29-vjeçares që humbi jetën, një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Arijeta Rexhep Luzha do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 16 gusht, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
Ngjarja ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët do t'i japin lamtumirën e fundit 29-vjeçares.