Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet i përfshirë në trafik droge

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2026, 07:21

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë arrestuar Siciljan Çakrin, i dyshuar për përfshirje në një çështje që lidhet me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. 23-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Astirit, pas informacionit të marrë nga strukturat e Policisë.

Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i cili ndodhet në qeli dhe akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Dobra u vra në Mat në korrik të vitit 2025, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se nga pamjet filmike u konfirmua se i riu ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë.

Pas arrestimit, Siciljan Çakri pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e tij në aktivitetin e dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Ndërkohë, në përputhje me ligjin, ai prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit