Të pa duruarit në Maminas ‘çajnë’ trafikun duke rrezikuar të tjerët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2026, 17:44

Një situatë e rrezikshme është krijuar në aksin rrugor pranë Maminasit, ku disa drejtues automjetesh, të nxituar për të fituar pak minuta, kryejnë manovra të rrezikshme dhe futen në parakalim të gabuar.

Pamjet tregojnë automjete që dalin në krahun e kundërt të rrugës, duke u futur në parakalim në momente kur një manovër e tillë mund të përfundojë lehtësisht në përplasje.

Disa sekonda padurim mund të kushtojnë një jetë.

Në vend që të presin momentin e sigurt për të parakaluar, drejtuesit zgjedhin të rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe çdo automjet që vjen përballë.

Ajo që shqetëson më shumë është normalizimi i këtyre manovrave. Një parakalim i gabuar nuk është thjesht shkelje e rregullave të qarkullimit, por një veprim që mund të kthejë një rrugë të zakonshme në skenën e një tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit