Një qytetar ka ngritur një shqetësim për një situatë të krijuar te rezidenca “Lake View”, ku, sipas tij, automjetet e parkuara kanë bllokuar rrugën dhe kanë vështirësuar kalimin.
Në një mesazh drejtuar JOQ, qytetari shkruan se ka rreth 35 minuta që pret për të kaluar, ndërsa ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Shtetit për të kërkuar ndërhyrje.
“Përshëndetje, si jeni? Ju lutem, a mund ta publikoni këtë video? Kam 35 minuta që pres këtu te rezidenca Lake View. Marr në telefon Policinë e Shtetit, por nuk e hap askush telefonin. Po pres sepse kanë bllokuar rrugën makinat e parkuara”, shprehet ai.
Sipas denoncimit, automjetet e lëna në mënyrë të parregullt kanë krijuar një situatë ku qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm.
Problemi i parkimeve që zënë hapësirat e kalimit nuk është thjesht një bezdi për drejtuesit, veçanërisht kur një rrugë bllokohet për minuta të tëra dhe qytetarët mbeten të detyruar të presin.