Zjarri në malin e Krujës, plagoset zjarrfikësi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2026, 15:57

Një zjarrfikës ka mbetur i dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në Malin e Krujës, ku prej disa ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

Mësohet se gjatë ndërhyrjes, një gur i shkëputur nga terreni shkëmbor ka goditur zjarrfikësin në këmbë. Ai është transportuar në Spitalin e Krujës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Zjarri në Malin e Krujës vijon të paraqesë problematika, pasi flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë krijuar rrezik edhe për zonat e banuara përreth.

Terreni i thyer dhe pjerrësia e zonës e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, ekipet në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit