Tragjedi në Podujevë, 30-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2026, 15:53

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Podujevë, ku një grua 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Saranda Azemi. Sipas raportimeve të para, rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë.

“Një rast hetim mbi vdekjen është iniciuar në stacionin e Podujevës, për sqarimin e rastit po punohet në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 30-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit