Hyn me forcë në tabakino dhe vjedh paratë në sirtar, pronari: A e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2026, 01:04

Një tabakino në zonën e Freskut, në Tiranë, është bërë objekt i një vjedhjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë momentin kur një person hyn me forcë në ambientet e tabakinos. Sipas pronarit të biznesit, i riu ka marrë një shumë prej rreth 250 mijë lekësh.

Në pamjet e kamerave shihet personi brenda ambientit, ndërsa veprimet e tij janë regjistruar nga sistemi i sigurisë së tabakinos.

Pronari thotë se rastin e ka denoncuar në polici, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur rezultat dhe personi i dyshuar nuk është kapur.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të publikojë pamjet me shpresën se dikush mund ta njohë personin dhe të ndihmojë në identifikimin e tij.

“Nëse e njeh dikush, ju lutem na njoftoni”, është apeli i pronarit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ndërsa mbetet për t'u parë nëse pamjet e kamerave do t'u shërbejnë autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

JOQ Albania publikon pamjet në funksion të denoncimit të qytetarit dhe sensibilizimit për rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit