Saranda ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, prej më shumë se 40 minutash, në kulmin e sezonit turistik.
Ndërprerja ka nisur rreth orës 21:30, ndërsa deri në këto momente nuk dihet ende shkaku i defektit dhe as se kur pritet të rikthehet energjia.
Situata vjen në një prej periudhave më të ngarkuara të vitit për qytetin bregdetar, i cili aktualisht është i mbushur me turistë dhe pushues. Mungesa e energjisë prek gjithashtu bizneset, hotelet, restorantet dhe shërbimet që në këtë orar janë në aktivitet të plotë.
Një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit mbetet në errësirë pikërisht në kulmin e sezonit, ndërsa qytetarët dhe pushuesit presin rikthimin e energjisë.