Zbardhet sherri me armë zjarri në Tiranë, identifikohen 10 personat e përfshirë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.08.2026, 15:09

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mesnatën e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku u qëllua me armë zjarri. Në total janë identifikuar 10 persona të përfshirë në ngjarje: katër janë arrestuar, katër janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë Rezar Zaimi, Kevin Kocibellinj, Stiven Fezollari dhe Rolf Fezollari, ndërsa në kërkim janë shpallur Frenki Fezollari dhe Cercis Brahimllari.

Sipas hetimeve, konflikti nisi pasi 34-vjeçari Rolf Fezollari dyshohet se ka fyer një 17-vjeçar, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Pas kësaj, 17-vjeçari dhe disa miq të tij janë konfliktuar fizikisht me Rolf Fezollarin, vëllain e tij Stiven Fezollari dhe persona të tjerë. Situata u përshkallëzua kur 17-vjeçari dhe miqtë e tij u larguan dhe shkuan me motomjete pranë banesës së vëllezërve Fezollari.

Sipas Policisë, pikërisht në atë moment Frenki Fezollari, 32 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, por fatmirësisht nuk pati persona të plagosur. Stiven Fezollari është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa Rezar Zaimi për përkrahje të autorit, moskallëzim të krimit dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta. Kevin Kocibellinj akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorit, ndërsa Cercis Brahimllari është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit