Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.08.2026, 14:51

Një person me inicialet F. S. është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë realizuar urdhërkontroll në vendbanimin e tij në Dragash.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale pritet që, brenda afatit ligjor, të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit