Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e fshatit Dërmjak në Han të Elezit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.
Sipas informacioneve, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te kjo ngjarje.
Burimet bëjnë të ditur se i riu dyshohet se është nga familja Topojani.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës pritet të dalin në vendin e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.