Aksion i Policisë kundër drogës, sekuestrohen 3 kg marihuanë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2026, 23:35

Disa të dyshuar janë arrestuar të martën pasi Policia i ka kapur me marihuanë. Policët nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve kishte lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare.

Automjetet e dyshuara janë ndaluar dhe gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia njoftoi se janë realizuar edhe tri bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

Personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit