E trishtë: Nesër varroset i riu që humbi jetën pas aksidentit në Janiqisht të Malishevës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2026, 15:50

30-vjeçari Jetmir Sopaj, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në fshatin Janqisht të Malishevës, do të varroset nesër.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, e mërkurë nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Janqisht.

Aksidenti kishte ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se 30-vjeçari, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku ndërroi jetë pas mesnatës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit