Banorët e Lagjes së Spitalit ankohen për kamionët në orët e hershme të mëngjesit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2026, 11:25

Banorët e Lagjes së Spitalit kanë denoncuar përmes JOQ Kosova qarkullimin e disa kamionëve të punimeve në rrugën “Holger Pedersen”, të cilët, sipas tyre, çdo ditë rreth orës 04:00 të mëngjesit shkaktojnë zhurmë të madhe dhe qarkullojnë me shpejtësi.

Qytetarët thonë se zhurma po ua pengon gjumin dhe pushimin, veçanërisht fëmijëve, ndërsa gjatë ditës shumica e banorëve kanë obligime të ndryshme.

Ata shprehen se e kuptojnë nevojën për zhvillimin e punimeve për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës, por kërkojnë që të respektohet qetësia e banorëve gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas denoncimit të dërguar në JOQ Kosova, për këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Trafikut, mirëpo deri më tani, qytetarët thonë se nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje konkrete.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa lidhur me shpejtësinë, zhurmën dhe qarkullimin e kamionëve në orët e hershme të mëngjesit.

Ata theksojnë se bëhet fjalë për një shqetësim të përbashkët të banorëve të Lagjes së Spitalit, dhe apelojnë te institucionet që ta trajtojnë këtë problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit