Trump mbron Infantino: Do të ishte një gabim i tmerrshëm largimi i tij nga FIFA

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2026, 10:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke deklaruar se largimi i tij nga posti do të ishte “një gabim i tmerrshëm”.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur Infantino po përballet me presion të madh nga UEFA, Concacaf dhe AFC, të cilat e kanë akuzuar për thyerje të besimit lidhur me projektin e braktisur FIFA Forward Enterprise (FFE).

Projekti parashikonte krijimin e një kompanie të re për menaxhimin e të drejtave komerciale dhe të biletave të kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.

“Ai është fantastik. Nëse largohet, FIFA nuk do të jetë kurrë më po aq e suksesshme apo fitimprurëse”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

UEFA ka kërcënuar me bojkotimin e kompeticioneve të FIFA-s dhe me veprime ligjore. Ndërkohë, sipas BBC Sport, tre konfederatat kanë zhvilluar diskutime paraprake për mundësinë e krijimit të kompeticioneve të shkëputura nëse Infantino qëndron në detyrë.

Infantino ka një marrëdhënie të afërt me Trumpin dhe në dhjetor 2025 i dha atij çmimin e parë të Paqes të FIFA-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit