Skandali në Gjirin e Lalzit / Bashkia hapi tubin për dy komplekset luksoze?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.08.2026, 10:14

Një skandal i rëndë mjedisor dhe shëndetësor ka shpërthyer në zonën e Gjirit të Lalzit, ku pushuesit dhe banorët po përballen me një situatë alarmante ndotjeje.

Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, strukturat vendore dyshohet se e ka bërë këtë lëvizje të qëllimshme për dy komplekse të reja rezidenciale që nuk paguajnë detyrimet, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Edhe pse impianti i trajtimit të ujërave të zeza ka një kapacitet teknik jashtëzakonisht të madh, zyrtarët përgjegjës përdorin alibinë se "impianti nuk ka kapacitet" për të justifikuar veprimet e tyre. Nën këtë pretekst, përgjegjësit kanë ndërmarrë një lëvizje skandaloze... Dyshohet se kanë hapur tubin anësor që nuk është futur kurrë në sistemin e impiantit, duke lejuar që ujërat e ndotura të derdhen direkt në det.

Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet e kontrollit mjedisor dhe prokuroria për të zbardhur se kush dha urdhër për hapjen e tubit të paligjshëm dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga papërgjegjshmëria e bashkisë dhe komplekseve që i shmangen ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit