Gjuriq futet në paranoja pas reagimit të kryediplomatit shqiptar për lumin Ibër: S’ka vend për Shqipërinë e Madhe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.08.2026, 22:18

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas reagimit të kryediplomatit të Shqipërisë, Ferit Hoxhës, i cili tha se shteti shqiptar e mori me shqetësim deklaratën e Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Gjuriq me anë të një postimi në platformën ‘X’ u shpreh me ironi duke thënë se lumi Ibër nuk rrjedh nëpër Shqipëri dhe se vendimi i Tiranës zyrtare për t’u përfshirë në këtë çështje është i motivuar politikisht, shkruan Insajderi.

“Lumi Ibër nuk rrjedh nëpër Shqipëri, dhe as Shqipëria nuk është një shtet bregdetar brenda pellgut të saj. Prandaj, Shqipëria nuk ka asnjë bazë territoriale ose hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje, duke shpërfillur presionin sistematik kundër popullsisë serbe dhe sulmet ndaj pronës serbe, në mënyrë të pashmangshme ngre pyetje rreth motiveve politike pas ndërhyrjes së saj. Gjithashtu, kjo ringjall shqetësime legjitime në lidhje me konceptet e njohura rajonale që kërkojnë ta trajtojnë territorin serb dhe burimet serbe si pjesë të një sfere më të gjerë politike shqiptare”, deklaroi ai.

Gjuriq u frikësua edhe nga projekti i Shqipërisë së Madhe, për të cilin tha se s’ka vend në rajon.

“Le të jem i qartë gjithashtu: nuk ka vend për një Shqipëri të Madhe – ose për ndonjë projekt tjetër të bazuar në ekspansionizëm etnik dhe rivizatim të kufijve – në të ardhmen evropiane të rajonit tonë”, deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit