Një qytetar ka denoncuar parkimin e gabuar të një automjeti pranë KEDS-it në Prishtinë.
Siç shihet në pamjet e dërguara, automjeti është lënë mbi hapësirën e dedikuar për biçikleta, duke zënë njëkohësisht edhe trotuarin dhe penguar kalimin e lirë të qytetarëve.
Parkime të tilla detyrojnë këmbësorët dhe çiklistët të dalin nga hapësirat e dedikuara për ta, duke vështirësuar dhe rrezikuar qarkullimin.
Qytetari kërkon reagim nga autoritetet përgjegjëse ndaj parkimeve që bllokojnë hapësirat publike.