“Su hjek ky zullum tash e sa vite. Rruga Pejë–Prishtinë po bëhet afro 3 orë. Tre kamionë punojnë, ndërsa rreth 10 të tjerë rrinë.”
Kështu është shprehur një qytetar i revoltuar për gjendjen në këtë aks rrugor, ku punimet dhe kolonat e gjata po shkaktojnë pritje të mëdha dhe nervozë te shoferët.
Qytetarët kërkojnë që punimet të përshpejtohen dhe të merren masa për të shmangur pritjet e gjata në një nga rrugët kryesore të vendit.