Një lexues i është drejtuar JOQ Kosovës me ankesë për mënyrën e parkimit të automjeteve nga disa mërgimtarë në Prishtinë.
Në mesazhin e tij, ai shkruan:
“A thu guxojnë me parku kështu në vende ku jetojnë?”
Pas kërkesës për më shumë detaje, lexuesi ka sqaruar se bëhet fjalë për Prishtinën, ndërsa lokacioni është përballë Ysabel.
Ai ka dërguar edhe fotografi ku shihen automjete të parkuara në trotuar dhe në hapësira të tjera të papërshtatshme për parkim.
Çështja e mosrespektimit të rregullave të trafikut dhe parkimit nga ana e disa mërgimtarëve është diskutuar shpesh, sidomos gjatë sezonit të verës, kur numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë rritet ndjeshëm.
Në raste të tilla, shpesh ngrihet pyetja nëse veprime të tilla do të lejoheshin edhe në vendet ku ata jetojnë dhe ku rregullat e trafikut zbatohen në mënyrë më të rreptë.