E rëndë në Shkodër: Tre persona i futen në banesë një gruaje dhe e dhunojnë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 22:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku tre persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe e kanë dhunuar atë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për persona të rinj, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe motivi që qëndron pas ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e tre personave të dyshuar.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në dhunimin e gruas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit