Vatër e re zjarri në Krastë të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 20:36

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Krastës, në Fushë-Krujë, duke rikthyer shqetësimin te banorët vetëm një ditë pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në zonën e Krujës.

Sipas banorëve që i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania, flakët po përhapen me shpejtësi dhe kërkohet ndërhyrje urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se ndërsa vatra e zjarrit vijon të zgjerohet. Terreni i vështirë paraqet një tjetër problem, pasi mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë t’i afrohen drejtpërdrejt zonës së përfshirë nga flakët.

Situata është veçanërisht shqetësuese për banorët, pasi vatra e re shfaqet vetëm pak orë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Krujën një natë më parë, duke shkaktuar alarm dhe frikë për përhapjen e flakëve.

Banorët kërkojnë që strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt, në mënyrë që zjarri të izolohet në kohë dhe të mos përsëritet skenari i mbrëmshëm, kur flakët u përhapën në mënyrë shqetësuese drejt zonave të banuara.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, çdo vonesë në ndërhyrje rrit shqetësimin për përhapjen e zjarrit në zona të tjera.

JOQ Albania vijon të monitorojë situatën dhe do të sjellë çdo informacion të ri mbi ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe përhapjen e flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit