Flakët përfshinë malin e Krujës dhe po rrezikojnë banesat, arrestohet 73-vjeçari që ndezi zjarrin për të djegur barin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2026, 23:02

Është arrestuar 73-vjeçari i dyshuar si autori i zjarrit që përfshiu zonën e lagjes “Abazë” në Krujë dhe u përhap në drejtim të malit, duke rrezikuar edhe zonat e banuara.

Sipas Policisë, Q. B., banues në lagjen “Abazë”, dyshohet se më 8 gusht ka ndezur zjarr pranë banesës së tij për të djegur barin.

Por, për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar banesat dhe zonat përreth.

Policia bën me dije se, si masë parandaluese, është bërë edhe evakuuimi i pjesshëm i banorëve që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave tokësore dhe mbështetjes nga ajri, situata me flakët vijon të mbetet kritike, ndërsa banorët kanë bërë vazhdimisht apel për përforcime pasi zjarri po afrohet drejt zonave të banuara.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj 73-vjeçarit, i cili dyshohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit