Situata me zjarrin e fuqishëm në Krujë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët po afrohen drejt banesave dhe forcat zjarrfikëse në terren po hasin vështirësi për ta përballuar situatën.
Dhjetëra banorë i janë drejtuar redaksisë sonë me kërkesa urgjente për ndihmë dhe përforcime, duke shprehur shqetësim për rrezikun që u kanoset banesave.
“Jam nga Kruja, ndihemi shumë të kërcënuar. Zjarrfikësit tanë nuk e përballojnë dot. Duhet bërë alarmante”, shkruan një prej banorëve.
Një tjetër apelon: “Gjithë Kruja kërkon ndihmë. Të lutem postoje”.
Sipas dëshmive që po mbërrijnë në redaksi, situata në terren është kritike dhe forcat që ndodhen aktualisht në zonë po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe dërgimin e forcave shtesë për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Apeli i banorëve është për përforcime të menjëhershme dhe ndërhyrje sa më të shpejtë nga strukturat e emergjencave.