Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2026, 13:20

Një aksident i rëndë rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Fan në Mirditë, i ka marrë jetën një 38-vjeçari nga Kosova.

Viktima e kësaj ngjarjeje tragjike është Lorik Deçi, i cili prej vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre të përzemërta përmes mesazheve të shumta në rrjetet sociale.

“Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas,” ka shkruar një nga të afërmit e tij, duke iu lutur Zotit t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit