Vdes tragjikisht 40-vjeçari në kantierin e ndërtimit të “Durrës Marina”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.08.2026, 21:10

Euglent Lamçe, 40 vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht teksa po punonte në kantierin e kompleksit rezidencial "Durrës Marina", projektit madhështor të investitorit nga Dubai, Mohamed Alabbar.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur 40-vjeçari është ndjerë keq gjatë punës dhe ka humbur ndjenjat. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku mjekët konstatuan vdekjen, ndërsa versioni paraprak flet për dyshime të arrestit kardiak.

Megjithatë, pas etiketimit të shpejtë të shkaqeve si "vdekje natyrale" apo "arrest kardiak", ngrihen pikëpyetje serioze që kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga institucionet dhe kompania përgjegjëse. Në një kantier ku ritmet e punës janë intensive dhe standardet e sigurisë shpesh vihen në pikëpyetje, detyrimi për të hetuar kushtet e punës dhe ngarkesën fizike të punëtorëve mbetet parësor.

A u respektuan oraret ligjore të punës në temperatura të larta? A kishte kontroll mjekësor paraprak dhe pajisje të gatshme të ndihmës së shpejtë brenda kantierit të përmasave të tilla?

Deri më tani, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, por familja e viktimës dhe opinioni publik kërkojnë transparencë të plotë dhe jo thjesht një statistikë të radhës në harresën e kantierëve të mëdhenj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit