Ndërkohë që Tavo dhe Sala numërojnë lekët, njerëzit vdesin në Himarë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 06.08.2026, 12:56

Ndërkohë që Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës nxitoi të mbyllë dosjen e rëndë të vdekjes së 33-vjeçares gjermane M.S., duke e etiketuar me cinizmin më të madh si “vdekje natyrale” për shkak të një “arresti kardiak”, realiteti i zbuluar në terren dhe dëshmitë rrëfejnë një histori tragjike të një krimi shtetëror të paralajmëruar. Turistja gjermane, e cila ndodhej për pushime në Himarë së bashku me të fejuarin e saj, nuk ka ndërruar jetë nga ndonjë fatkeqësi e pashmangshme biologjike, por u vra ngadalë dhe me paramendim nga sorollatjet, paaftësia institucionale dhe mungesa absolute e infrastrukturës elementare, ndërkohë që kryebashkiaku Vangjel Tavo vazhdon të interesohet më shumë për tendera, favore klienteliste dhe tjetërsimin e metrave të bregdetit për një copë bukë sesa për jetët e njerëzve.

Por, përtej zyrës së Tavos, vëmendja zhvendoset menjëherë te ajo që duhet të ishte mburoja e shëndetit të qytetarëve: Ministria e Shëndetësisë, Evis Sala. Ndërsa në rrjetet sociale dhe televizionet e vendit serviren çdo ditë video të pafundme promocionale, ku trumbetohet me cinizmin më të madh një sistem shëndetësor “që funksionon për mrekulli”, realiteti i dhimbshëm në terren tregoi se, në kulmin e sezonit turistik, jeta e një njeriu varet nga fati dhe jo nga institucionet.

E madje, ndërsa qytetarët dhe turistët vdesin rrugëve të bregdetit për mungesë të një piste helikopteri apo të një mjeku specialist, lind pyetja e madhe dhe e dhimbshme: si është e mundur që një vend si Himara, që është plot e përplot me turistë, të mos ketë një spital të mirëfilltë për të përballuar urgjencat e rënda?

Pse nuk bëri gjë ministrja Evis Sala për këtë skllavëri ndaj problemeve reale, apo mos e ka mendjen vallë te ndonjë koncesion i radhës apo te dhënia e ndonjë leku dhe favori të majmë për skllavopronarin e saj, Klod Allajbeu? A mos ndoshta investimet dhe vëmendja e Ministrisë shkojnë vetëm atje ku prodhohen miliona për oligarkët, ndërsa për urgjencat e popullit dhe turistëve të huaj mbeten vetëm fjalët e boshatisura dhe videot propagandistike?

Kalvari i dhimbshëm nisi më 30 korrik, kur e reja u ndje keq në hotel dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Edhe pse ambulanca e Himarës u gjend shpejt në vendngjarje, gjendja e saj kërkonte ndërhyrje të specializuar urgjente, të cilën një bashki turistike si ajo e Himarës nuk ka mundësi t’ia sigurojë askujt, pasi mungojnë si spitalet e mirëfillta, ashtu edhe burimet njerëzore të mjaftueshme. Përballë kësaj panorame mjerimi, u vendos transportimi i saj me helikopter drejt Tiranës, përmes Vlorës, duke nisur kështu një odise mbi njëorëshe makthi në ajër.

Himara, e drejtuar nga Tavo, nuk ka asnjë pistë funksionale për helikopterë, sepse e vetmja hapësirë e dikurshme, stadiumi i qytetit, është transformuar në një kantier ndërtimi për parkim. Për afro 60 minuta, helikopteri u sorollat në qiell, duke bërë manovra të dëshpëruara për të gjetur një vend uljeje, derisa u mor vendimi ekstrem që e reja të transportohej me makinë drejt Palasës për ta marrë nga atje.

Kjo orë e gjatë sorollatjesh në ajër dhe në rrugët e bregdetit rezultoi fatale për 33-vjeçaren, e cila ndërroi jetë rrugës për në Palasë, pas më shumë se tre orësh krizash të njëpasnjëshme, ndërkohë që i fejuari ka konfirmuar se ajo nuk kishte pasur kurrë probleme të mëparshme me zemrën. Turistja gjermane nuk u nis drejt Tiranës për të shpëtuar, por përfundoi e pajetë në morg, ndërsa Policia e Shtetit zgjodhi të gënjejë publikisht dhe të nxjerrë njoftime zyrtare vetëm pasi JOQ Albania ngriti alarmin, duke u munduar t’ia faturojë gjithçka “fatit” dhe natyrës.

Heshtja e institucioneve dhe gënjeshtrat e servirura për opinionin publik provojnë se shëndeti i qytetarëve dhe i mijëra turistëve që vizitojnë bregdetin shqiptar është në rrezik konstant, ndërsa pushtetarët lokalë llogarisin vetëm fitimet e radhës nga tenderat korruptivë, duke i lënë pistat e helikopterëve vetëm për luksin e VIP-ave të Palasës dhe duke i lënë qytetarët e thjeshtë të vdesin rrugëve për mungesë të një metri asfalt apo infrastrukture bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit