Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 82-vjeçari të humbur në Golem

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.08.2026, 23:04

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për gjetjen e 82-vjeçarit Enver Veseli, i cili rezulton i humbur që prej paradites së sotme.

Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit në pedonalen e Golemit. Që prej atij momenti, të afërmit nuk kanë më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Familja bën me dije se rasti është denoncuar në polici dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion për të, të kontaktojnë menjëherë me të afërmit.

Për çdo informacion, mund të telefononi familjarët e tij në numrin: +355 68 204 4118.

JOQ Albania u bën thirrje qytetarëve ta shpërndajnë sa më shumë këtë njoftim, me shpresën që 82-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit