Plas sherri mes pronarëve të varkave në lumin e Shalës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2026, 21:42

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një moment tensioni të regjistruar në Lumin e Shalës, një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, kur disa pronarë varkash janë përfshirë në një debat të ashpër për shkak të bllokimit të kalimit në lumë. Siç shihet edhe në pamje, përplasja nisi me shkëmbim fjalësh dhe për pak sa nuk degjeneroi në konflikt fizik, por ndërhyrja e disa personave të pranishëm bëri të mundur shmangien e përshkallëzimit.

Denoncuesi thotë se skena të tilla zhvillohen para syve të turistëve vendas dhe të huaj, duke dëmtuar imazhin e një prej atraksioneve më të njohura turistike në Shqipëri.

Në mesazhin e dërguar për JOQ Albania, ai shprehet:

"Ka ndodhur të dielën pasdite, nga ora 4. Janë të gjitha varkat të bllokuara, nuk i lëshojnë rrugë njëra-tjetrës dhe kjo ka qenë arsyeja e sherrit. Shteti nuk ka ndërhyrë për ta normalizuar situatën. Turistët që vijnë nuk kanë asnjë lloj sigurie. Bëjmë kërkesa dhe nuk vjen askush. Ky nuk është një rast i izoluar, është situatë e përditshme që ndodh mes pronarëve të varkave, pasi nuk i lëshojnë vend njëri-tjetrit."

Sipas tij, mungesa e organizimit dhe e kontrollit në qarkullimin e varkave ka krijuar një situatë problematike që përsëritet vazhdimisht gjatë sezonit turistik, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e vizitorëve dhe menaxhimin e këtij destinacioni turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit