Sezoni turistik nuk mjafton: Bie besimi i bizneseve në ekonomi gjatë korrikut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.08.2026, 21:04

Pavarësisht se muaji korrik shënon kulmin e sezonit turistik, bizneset në vend kanë shfaqur më pak optimizëm për ecurinë e përgjithshme ekonomike. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike pësoi një rënie me 1 pikë gjatë korrikut, edhe pse vazhdon të qëndrojë 5.4 pikë mbi mesataren e tij afatgjatë.

Prapambetja e optimizmit është ndjerë pothuajse në të gjithë sektorët kryesorë të sipërmarrjes. Goditjen më të fortë e ka marrë ndërtimi, ku treguesi i besimit ra me 4.6 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më të dobëta të kompanive për aktivitetin e tyre dhe nivelin e porosive aktuale. Tkurrje shënoi edhe sektori i tregtisë me një rënie prej 3.2 pikë përqindje.

Njësoj i prekur shfaqet edhe sektori i shërbimeve, i cili lidhet drejtpërdrejt me prurjet e turizmit. Besimi në këtë sektor u ul me 2.4 pikë përqindje, pasi bizneset raportuan kërkesë dhe aktivitet më të ulët krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkaq, industria shënoi një rënie më të lehtë prej 0.8 pikë përqindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit