Përfshihet nga flakët një apartament në Golem

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2026, 20:00

Një apartament është përfshirë nga flakët në kompleksin "Kamelia" në Golem, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe pushuesve në zonë.

JOQ Albania ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku duken shtëllunga tymi që dalin nga një prej apartamenteve të kompleksit.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e tij në apartamentet përreth.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera përveç atyre materiale.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit