I riu s’i trembet as kamerës së sigurisë, vjedh biçikletën ‘pa iu dridhur qerpiku’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2026, 00:24

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga qyteti i Vlorës, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një i ri merr një biçikletë të parkuar në hyrjen e një apartamenti dhe largohet me të.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen Pavarësia. Në pamjet e siguruara nga kamerat, i riu shihet teksa afrohet pranë biçikletës, hedh vështrimin edhe drejt kamerës së sigurisë, por pavarësisht se duket se e ka vënë re praninë e saj, merr biçikletën dhe largohet nga vendi.

Qytetari që ka denoncuar rastin shprehet se biçikleta i përket një personi të moshuar dhe apelon që ajo të kthehet sa më parë.

"Nëse familjarët e djalit e shohin videon, le ta edukojnë. Është turp që në vend të merren me shkollën, dëmtojnë njerëz të ndershëm, madje edhe të moshuar," shprehet denoncuesi.

Sipas tij, rasti është referuar edhe në Policinë e Shtetit, ndërsa autori i dyshuar ftohet të kthejë biçikletën sa më shpejt, përpara se çështja të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

Nëse i riu identifikohet nga familjarët ose nga persona që e njohin, denoncuesi kërkon që biçikleta t'i rikthehet pronarit të saj, duke shpresuar që rasti të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit