Ulërimat që alarmuan kalimtarët: Nuk dinim çfarë po ndodhte brenda apartamentit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2026, 00:37

Momente shqetësuese janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Lagjen 15 të Durrësit, ku ulërima dhe britma që vinin nga brenda një apartamenti kanë shqetësuar banorët dhe kalimtarët.

Pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili tregon se ndodhej në zonë së bashku me tre shokë kur dëgjuan zhurmat e forta.

"Ishim shumë të frikësuar, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Arritëm ta filmonim situatën dhe na u duk shumë serioze", shkruan denoncuesi.

Sipas tij, zhurmat vinin nga brenda një apartamenti, ndërsa ai raporton se për ngjarjen është njoftuar edhe Policia.

Nga pamjet nuk është e mundur të përcaktohet se çfarë po ndodhte brenda banesës apo nëse ka pasur persona të lënduar. Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me këtë rast.

JOQ Albania fton Policinë e Shtetit të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të informojë publikun nëse ka pasur një konflikt apo një situatë tjetër që ka kërkuar ndërhyrjen e efektivëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit