Një tjetër rast i dyshimtë me tenderat publikë ka shpërthyer në Bashkinë e Sarandës, ku miliona lekë nga taksat e qytetarëve po shkojnë për oferta me çmime dukshëm më të larta, duke skualifikuar kompani që ofruan me dhjetëra milionë lekë më pak.
Sipas dokumenteve zyrtare, bëhet fjalë për procedurën e hapur me objekt “Rikonstruksion kopshti 2 dhe 3”, me një fond limit prej 51,041,666 lekësh.

Në garën publike kanë marrë pjesë tri oferta. Ajo që bie menjëherë në sy është se Bashkia e Sarandës ka zgjedhur të shpallë fituese kompaninë që ka kërkuar çmimin më të lartë, pothuajse në kufijtë e fondit limit:
Ndonëse bashkimi i kompanive "NEWGEN" & "INERTI" paraqiti një ofertë rreth 10.5 milionë lekë të reja ose mbi 105 milionë lekë të vjetra më të lirë, autoriteti kontraktues ka vendosur t'ia japë tenderin kompanisë "L.T.E CONSTRUCTION" SHPK.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), kompania fituese “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK (NIPT: L78006801F) ka si administrator shtetasin Artur Caushaj. Kjo shoqëri zotërohet nga tre ortakë të familjes Caushaj:
Skualifikimi i ofertave më të ulëta dhe përzgjedhja e operatorit me çmimin thuajse maksimal të fondit limit ngre hije të forta dyshimi për paracaktim të fituesit dhe shkelje të barazisë në tendera, në një kohë kur fondet publike të destinuara për kopshtet e fëmijëve duhet të administroheshin me transparencën më të lartë.
