Skafi futet mes pushuesve në Zvërnec, rrezikohet jeta e qytetarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.07.2026, 20:16

Ndonëse rregullat e sigurisë detare përcaktojnë qartë korridorët e posaçëm të lundrimit dhe distancën minimale që mjetet motorike duhet të mbajnë nga brezi i plazhit, papërgjegjshmëria në brigjet shqiptare vazhdon të rrezikojë jetën e pushuesve.

Një denoncim i ri i mbërritur nga plazhi i Zvërnecit tregon pamje shqetësuese të një skafi që futet thellë në zonën e destinuar për notarët, fare pranë bregut.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, mjeti lundrues lëviz mes qytetarëve që po lahen në det përfshirë fëmijë e të rritur, për të marrë apo lënë pushues, duke shkelur hapur çdo normë sigurie.

Përshëndetje, a është normale kjo që po ndodh në Zvërnec? Janë nga këto mjetet që merren me qira, vijnë e marrin pushues direkt te koka e njerëzve që lahen në det...” — shprehet i alarmuar qytetari që ka kapur pamjet.

Ky rast i përsëritur ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi praninë dhe kontrollet e Policisë. Pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga organet kompetente për bllokimin e mjeteve që thyejnë brezin e sigurisë, përpara se të përballemi me ngjarje tragjike në mes të sezonit turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit