Protestë në Divjakë: Banorët ngrihen kundër shkrirjes së bashkisë me Lushnjën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.07.2026, 20:06

Propozimi i mazhorancës për reformën e re territoriale ka nxitur pakënaqësi të mëdha te banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë vendosmërisht planin për bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Lushnjës.

Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur revoltën ndaj këtij propozimi, duke kërkuar ruajtjen e pavarësisë administrative të Divjakës.

Sipas banorëve, ky vendim nuk merr parasysh realitetin ekonomiko-administrativ të zonës. Ata theksojnë se Divjaka ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm dhe se delegimi i shërbimeve e i vendimmarrjes drejt Lushnjës do të dëmtonte zhvillimin e qytetit dhe do t'u vështirësonte marrjen e shërbimeve ditore.

Reforma e re territoriale vazhdon të nxisë debate të nxehta në disa bashki të vendit, ku komunitetet vendore kërkojnë që kufijtë administrativë të mos preken pa u marrë parasysh mendimi dhe interesat e tyre ekonomike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit