Ekstradohet nga Kosova në Suedi një shtetas suedez i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2026, 15:28

Policia e Kosovës ka ekstraduar sot drejt Suedisë një shtetas suedez, i identifikuar me inicialet A.B., i cili kërkohej nga autoritetet suedeze përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Suedisë, përmes INTERPOL-it.

Policia bëri të ditur se procedura e ekstradimit është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në luftimin e krimit ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit