“Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2026, 15:12

Mehmet Prishtina, i cili dyshohet se përvetësoi 36 milionë euro toka të shtetit në Prishtinë dhe Graçanicë, është dënuar me 10 vjet burgim për rastin “Toka 2”.

Biznesmeni, i cili akuzohet edhe për prezantim të rrejshëm si stërnip i heroit Hasan Prishtina, u shpall fajtor për krim të organizuar dhe u dënua me 10 vjet burgim e 100 mijë euro gjobë të premten.

Aktgjykimi është shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar edhe të bashkëakuzuarit e tjerë në këtë rast: Dukagjin Emërllahun dhe Nexharije Hoti me nga tetë vjet burgim, ndërsa Avni Maxhunin me 6 vjet burgim. Të akuzuarit janë dënuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për veprën penale “Krim i organizuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit