Në Shqipëri, rregullat e anatomisë financiare janë më të avancuara se kudo tjetër në botë... miliona euro pompohen drejt e në damarët e klientelizmit të radhës!
Çelësat e kasafortës mbahen fort nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), i drejtuar nga Jonaid Myzyri, dhe QSUT, e drejtuar nga Rudina Degjoni. Dy institucione që funksionojnë si një "sallë operacioni" e përsosur, ku çdo tender myllet saktësisht te dera e atyre që duhet të fitojnë, duke shmangur çdo rrezik "infeksioni" nga ndonjë kompani e huaj apo e pavarur.
Prapa këtij operacioni kirurgjikal ku pacienti vuan mungesat, por xhepat e kompanive shërohen në çast, fshihen emra të njohur të korridoreve të shëndetësisë. Në tenderin e fundit kemi një shfaqje direkte se si xhepat e disa të zgjedhurve mbushen me shpejtësinë e një tromektomie urgjente.
Një flamur i kuq mbi 3.4 MILIARD LEKË që digjet nga mungesa e konkurrencës për OES Distrimed e çiftit Orjada Jaho e Ermal Rizaj. Fituese është shpallur edhe Medfau e Shkëlqim Verdhës, një tjetër "veteran" i skeduar për tendera pa garë dhe pajisje të lakuara shpesh në skandale, i cili duket se s’luan kurrë në humbje kur bëhet fjalë për paratë e buxhetit të shtetit.
