Dogana konfiskon rreth 13 mijë euro nga një shtetas i huaj në Bërnjak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2026, 15:10

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas njoftimit, një shtetas i huaj, gjatë hyrjes në Kosovë, deklaroi se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar. Megjithatë, pas kontrollit të automjetit dhe kontrollit personal, zyrtarët doganorë gjetën rreth 13 mijë euro, duke tejkaluar pragun ligjor prej 10 mijë eurosh që duhet të deklarohet.

Dogana ka nisur procedurat administrative, ndërsa paratë janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht deri në përfundimin e verifikimeve për prejardhjen e tyre.

Autoritetet doganore theksuan se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar qarkullimin e mjeteve monetare të padeklaruara dhe veprimtaritë e tjera të kundërligjshme në kufi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit