Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2026, 13:20

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Ata bëjnë të ditur se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor.

Greva ka nisur këtë javë, por sipas punëtorëve, ajo nuk ka sjellë efekt të madh, pasi aktualisht nuk ka mësim në shkolla.

Punëtori Sejdi Salihu tha se rreth 200 punëtorë teknikë janë prekur nga kjo situatë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe ekzekutimin e pagave të tyre.

“Pagën e qershorit ende nuk e kemi marrë”, ka deklaruar ky punëtor teknik.

Punëtorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet me urgjencë, pasi vonesat në pagesa po u shkaktojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit