Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, njoftoi të mërkurën se Shqipëria dhe Serbia arritën një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.
Gjuriq teksa foli për Radio Beogradin, u shpreh i kënaqur për bisedimet e tij të fundit me Ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
“Jam i kënaqur që kam pasur bisedime kaq të mira me Ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, tha Gjuriq për transmetuesin serb.
Bujanoci, bashkë me Preshevën dhe Medvegjën, përbën rajonin e njohur si Lugina e Preshevës, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve etnikë në Serbi, jashtë Kosovës.