Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2026, 09:12

Në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.

Sipas policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore.

“Rahovec 29.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar, njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit