Kompania ku punonte 26-vjeçari reagon pas vdekjes së tij, publikon mesazh ngushëllimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2026, 12:20

Kompania me seli në Ferizaj “Sigma Crane & Transport” Sh.p.k., në të cilën punonte 26-vjeçari Ermal Sherifi, i cili vdiq si pasojë e rrëzimit të një vinçi të mërkurën në Prishtinë, ka reaguar të enjten.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kompania ka publikuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e punonjësit të saj.

“Miq, Bashkpuntorë dhe Dashamirë, në emër të Familjës tonë me dhimbje të thellë ju shprehim ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e rënde të bashkpuntorit tonë Ermal Sherifi”, tha kompania e cila është pronë e familjes Sylejmani nga Ferizaj.

“Lutemi për shpirtin e tij të bardhë që zoti ta meshirojë në gradat më të larta të Xhehnetit!”, thuhet në mesazhin e kompanisë.

“Familjes Sherifi ngushllimet më të sinqerta,Zoti ua lehtesoftë dhimbjen e ju a shtoftë durimin në këto momente!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit