Një person është arrestuar mbrëmjen e 28 korrikut në Kaçanik, pasi dyshohet se ka kryer shkelje në komunikacion dhe u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë, rreth orës 23:10, i dyshuari me shtetësi gjermane, duke drejtuar veturën, kishte kryer lëvizje dhe veprime të rrezikshme në komunikacion. Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që t’i shmangej gjobitjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 28.07.2026-23:10. Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të policisë.