Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila ka kaluar pranë vendit të ngjarjes pak çaste pasi kishte ndodhur aksidenti.
Sipas saj, në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë automjet tjetër i përfshirë, çka lë të kuptohet se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të përmbysej.
Fatmirësisht, sipas informacionit të siguruar nga denoncuesja, nuk ka persona të lënduar.
Shkaqet e aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet.