Protesta e 58-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Ju erdhi fundi!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2026, 20:13

Është mbajtur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë zbritur sërish në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku edhe kanë vijuar qëndrimin e tyre.

Gjatë marshimit dhe përpara godinës së qeverisë, qytetarët kanë hedhur thirrje të fortë kundër drejtuesve dhe gjithë klasës politike në vend. Ndër sloganet kryesore që u dëgjuan gjatë protestës ishin: "Rama në burg", "Berisha në burg", "Revolucion", "Jep dorëheqjen" si dhe "Ju erdhi fundi".

Pjesëmarrësit në tubim kanë shprehur revoltën e tyre për situatën e vështirë politike dhe ekonomike ku ndodhet vendi, duke kërkuar ndryshime rrënjësore dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit