Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar një video që tregon një automjet tip Benz të parkuar mbi trotuar pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe, sipas tij, duke bllokuar edhe hyrjen e vendit të punës.
Sipas denoncuesit, automjeti me targa AB 666 SL mban në targë logon e Partisë Demokratike. Me ironi, ai e komenton situatën në video duke thënë:
"Makina e PD, shikojeni targën e PD, por e ka hipur në trotuar, se është 'gango'. Ka marrë urdhër nga Sali Berisha, a vrafshi dhe ngrënshit kokat e njëri-tjetrit këta. Ka bllokuar dhe vendin e punës, gangot."
Ndërsa në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetari shkruan:
"Përshëndetje. Makina mbi trotuar duke bllokuar lëvizjen e këmbësorëve. Njëkohësisht na ka bllokuar dhe vendin e punës ku punojmë. Në targën e tij ka logon e Partisë Demokratike."
Parkimi mbi trotuar jo vetëm që përbën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por krijon edhe vështirësi për këmbësorët, të cilët detyrohen të zbresin në rrugë për të kaluar. Qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe masa ndaj drejtuesve të mjeteve që zënë hapësirat e dedikuara për këmbësorët, pavarësisht se kujt i përkasin apo çfarë simbolesh mbajnë në automjetet e tyre.