Aksident tragjik në Istog, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2026, 14:21

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut.

Siç ka bërë të ditur Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca, teksa vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit