Konjufca: Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2026, 11:23

Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, por ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.

“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, tha Konjufca para mediave.

Kujtojmë se aktualisht Haxhiu mban pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentitt ë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit